Sipas De Biasit, vetëm një lojtar mund të shkojë te Kosova

Futboll

Sipas De Biasit, vetëm një lojtar mund të shkojë te Kosova

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 12:42
De Biasi

Kalimi i ndonjë lojtari nga Kombëtarja shqiptare te përfaqësuesja e Kosovës, është një temë e “nxehtë” në vend, dhe mundësitë që të ketë të tilla lëvizje janë prezente. 
E ka thënë Bunjaki sipas të cilit dy lojtar lënë Shqipërinë, por e thotë edhe De Biazi në Panorama Sport, por vetëm për një: “Nuk di si të komentoj ato që ka thënë Bunjaki. Nëse e thotë këtë, është sepse mbase ka folur me ndonjë nga lojtarët. Mes atyre që kanë qenë në Francë dhe atyretë katërve që kanë qenë në Austri, vetëm një do kalojë në anën tjetër.  Kush qëndron te Shqipëria, është sepse ka zgjedhur ngjyrat tona i bindur që është një lojtar që të mund të ndihmojë për të realizuar objektivat që kemi për të arritur në “Rusi 2018”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat