Përforcohet Liverpooli

Futboll

Përforcohet Liverpooli

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 13:51
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e mirënjohur angleze, Liverpooli, ka planet e saja për edicionin e ri në Premier League. Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Ragnar Klavan nga Augsburgu në kontratë trevjeçare, ka bërë të ditur ‘Redsat’ nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare. Futbollisti 30-vjeçar kushtoi 4.2 milionë euro dhe pritet t’i bashkohet ekipit në përgatitje për sezonin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kapiteni i Estonisë është bërë përforcimi i pestë i Liverpoolit gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat