Moreti flet për Ajetin: Edhe në dhomë është me mua

Futboll

Moreti flet për Ajetin: Edhe në dhomë është me mua

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 19:35
Moreti e Ajeti

Pak ditë më parë, mediat italiane zbuluan se Torino i kishte vendosur si “kujdestar” Arlind Ajetit një prej mbrojtësve më me eksperiencë në radhët e kësaj skuadre, Emiliano Moretin. Në konferencë për shtyp, vetë futbollisti 35 vjeçar e ka konfirmuar sot indirekt këtë detyrë që i kishin dhënë. “Ajeti rri në dhomë me mua në grumbullim. Është një djalë shumë i mbarë dhe po përpiqet shumë. Ai është bërë menjëherë pjesë e grupit. Në grupin tonë duhet të bëhesh pjesë pikërisht në këtë mënyrë: duke punuar, nuk ka rrugë tjetër”, ishin fjalët e Moretit për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Mediat italiane bënë të ditur se kishte qenë vetë trajneri serb i Torinos, Sinisha Mihajloviç, ai që i kishte caktuar Moretit të mbante nën patronazh Ajetin dhe t’i mësonte sa më shumë hile të zanatit futbollistit 22 vjeçar shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat