Edhe Ancelotti e inkuadroi një futbollist nga Kosova për Bayernin

Futboll

Edhe Ancelotti e inkuadroi një futbollist nga Kosova për Bayernin

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 23:21
Ilustrim

Në ndeshjen Bayern Munich – Manchester City, patën rastin të luajnë tre futbollistë nga Kosova.

Bayern Munichu e mposhti Manchester Cityn 1:0, në një ndeshje miqësore para sezonit të ri.

E veçanta e kësaj përballje ishte përformanca e tre futbollistëve kosovarë.

Përderisa Pep Guardiola i inkuadroi Bersant Celinën e Sinan Bytyqin te City, Carlo Ancelotti e futi në lojë Meritan Shabanin për Bayernin.

Shabani ishte paraqitur edhe në ndeshjen e kaluar miqësore te bavarezëve kundër Lippstadt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat