Wenger thur sërish lëvdata për Granit Xhakën

Futboll

Wenger thur sërish lëvdata për Granit Xhakën

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:10
Granit Xhaka

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, vazhdon të insistojë se ka bërë një blerje të qëlluar me Granit Xhakën, ky i fundit iu bashkua sot për herë të parë skuadrës për përgatitjet për sezonin e ri.

“Humbëm tre mesfushorë, kurse tash me Xhakën jemi solid në mesfushë”, tha fillimisht trajneri francez.

“Elneny ka pasur impakt të mirë që prej se erdhi, Coquelin ka qenë i lënduar. Cazorla do të kthehet, Wilshere është kthyer. Ne jemi solidë”, shtoi Wenger.

“Xhaka sjellë te ne aftësinë për të pasuar midis vijave të reparteve nga pozicione të thella në fushë, kurse puna e tij e madhe dhe loja e tij në ajër kanë qenë shtesë që na kanë bindur. Ai është djalosh i ri. Do të vijë shumë prej tij”, ka deklaruar Wenger.

Wenger gjatë intervistës së tij la të qartë se klubi është duke kërkuar për një qendërmbrojtës e sulmues, derisa sipas tij ‘mesfusha është e kompletuar me ardhjen e Xhakës’. 

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat