Shkëndija po bën histori

Futboll

Shkëndija po bën histori

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 korrik 2016 Në ora: 19:25
Shkëndija duke iu gëzuar golit të fitores

Shkëndija e Tetovës dhe Partizani nga Tirana, janë dy skuadra shqiptare që vazhdojnë rrugën në garat evropiane. Shkëndija është kualifikuar në rrethin e tretë të Europa Leagues dhe Partizanin në rrethin e tretë eliminator të Champions Leagues. Si njëra ekip po ashtu edhe pala tjetër, në rrethin tjetër do të kenë sprova të vështira, por me bindjen se do të bëjnë mrekulli të radhës. Shkëndija do të ballafaqohet me klubin nga Çekia, Mlada Boleslav-a, kurse Partizani me Salzburg-un e Austrisë.  Tetovarët ndeshjen e parë e luajnë në Shkup përkatësisht me 28 korrik dhe me 4 gusht si mysafir në Boleslav. Synimi i kuqezinjve është t’i kalojnë dhe çekët pasi mënjanuan Cracovia-n nga Polonia dhe Neftci-n nga Azerbajxhani. Shkëndija falë golit të Besart Ibraimit në minutën e 31-të e mposhti me 1:0 Neftci-n në takimin që u luajt në stadiumin ‘Philip II’ në Shkup dhe duke iu falënderuar edhe barazimit (0:0) në sfidën e parë në Baku, siguroi biletën për më tutje. Trajneri i Shkëndijes,  Bruno Akrapoviç është i kënaqur për ecurinë fantastike të skuadrës së tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat