Hoxha nënshkruan me klubin nga Liga e Kampionëve

Futboll

Hoxha nënshkruan me klubin nga Liga e Kampionëve

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 12:29
Alban Hoxha

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha ka zgjuar interesim e nënkampionit të Serie A, Napoli.

Pas zërave për një interesim të Chievos për Alban Hoxhën dhe të një oferte zyrtare, në skenë ka dalë emri i një tjetër klubi shumë të njohur italian.

Bëhet fjalë për Napolin e Elseid Hysajt, një skuadër e cila luan në Ligën e Kampioneve në këtë sezon.

Portieri titullar i napolitanëve, Pepe Reina, ka pësuar një dëmtim gjatë javës së fundit dhe Napoli po kërkon zëvendësues. Ndaj një kompani menaxhimi, “Football Agents Academy”, i ka ofruar klubit italian mundësinë që të firmosë me Hoxhën.

Sipas mediave italiane, ka qenë kjo kompani që ka bërë propozimin, pasi nuk ishte Napoli që ka kërkuar direkt portierin shqiptar.

Gjithsesi, situata mund të shohë zhvillime të reja gjatë ditëve të ardhme, nëse Napoli e sheh të arsyeshme që të afrojë një portier cilësor para fillimit të sezonit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat