Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e ka vlerësuar si më të mirin në jetë sezonin e sapo përfunduar
Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon fantastik. Ai fiti Ligën e Kampionëve me Real Madridin, derisa me Portugalinë triumfoi në Euro 2016.
Edhe pse në të kaluarën ka fituar trofe të rëndësishëm, ylli i Real Madridit e ka vlerësuar si më të mirin në jetë sezonin e sapo përfunduar
“Ky sezon ka qenë më i miri në jetën time. Kam fituar titujt më të rëndësishëm me ekipin dhe Kombëtaren, për këtë arsye është i veçantë”, ka deklaruar Ronaldo, përcillejMarca.