Futbollisti i Beshiktashit refuzon Kosovën

Futboll

Futbollisti i Beshiktashit refuzon Kosovën

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 16:30
Necip Uysal

Kosova merr një lajm të keq nga mesfushori i Beshiktashit, Necip Uysal. Ai në një konferencë për mediat në Austri, ka thënë se nuk ka ndërmend që të ndërrojë Kombëtare edhe pse është kërkuar nga Kosova.

“Kam marrë ofertë nga Kosova. Por, nuk mendoj ta ndërrojë kombëtaren”, tha Uysal në një konferencë për mediat në Austri, ku ekipi i tij Beshiktash po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Uysal më herët është aktivizuar me U18, U19 dhe U21 të Turqisë, ndërsa ka vetëm një paraqitje me kombëtaren A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat