Dy asistimet e shqiptarit në Norvegji

Futboll

Dy asistimet e shqiptarit në Norvegji

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2016 Në ora: 14:54
Elbasan Rashani feston

Elbasan Rashani bëri paraqitje të shkëlqyeshme në fanellën e Rosenborg-ut, e cila si vendas e demoloi me rezultat 6:0 Haugesund-in. Rosenborg tregoi fuqinë e liderit dhe është favoriti kryesor për ta fituar titullin e kampionit. Futbollisti  shqiptar luajti standard, u tregua jashtëzakonisht i mirë dhe asistoi në golin e parë në minutën e 17-të dhe në të fundit që u shënua në minutën e 89-të.  Rosenborg kryeson me 40 pikë pas 17 javëve të zhvilluara në Kampionatin e Norvegjisë, ndërsa Haugesund është i pesti në klasifikimi me 28 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat