Gameiro është gjithnjë e më pranë Atleticos

Futboll

Gameiro është gjithnjë e më pranë Atleticos

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:13
Kevin Gameiro

Kevin Gameiro është gjithnjë e më pranë Atleticos së Madridit. Bisedimet mes Sevillas, klubit që zotëron kartonin e lojtarit dhe drejtuesve të Los Colchoneros janë në një stad të avancuar dhe mundësitë janë të mëdha që Gamiero të transferohet në Vicente Calderon gjatë kësaj vere. Fillimisht Sevilla kishte kërkuar që skuadrat e interesuara për sulmuesin francez të paguanin klauzolën e largimit të futbollistit që kap shifrën e 40 milionë Eurove, por së fundmi klubi andaluzian ka ulur disi pretendimet ekonomike dhe 29-vjeçari mund të kalojë te Atletico për 30 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh. Gjithsesi jo vetëm kaq pasi në marrëveshjen që do të dërgojë Gameiron te Atletico, do të përfshihet edhe Luciano Vietto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat