Kuka: Infrastruktura dhe investimet i mungojnë futbollit

Futboll

Kuka: Infrastruktura dhe investimet i mungojnë futbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2016 Në ora: 19:41
Viktor Kuka

Infrastruktura është çështja më e rëndësishme për sportin në përgjithësi. Me infrastrukturë të mirë sportive edhe cilësia është më e mirë.  Disa klube në Kosovë kanë përmirësuar dukshëm infrastrukturën, disa priten të investojnë me tepër në përmirësimin e saj. “Mendoj që infrastruktura dhe investimet i mungojnë futbollit, se vullneti dhe talenti nuk mungojnë”, tha futbollisti Viktor Kuka, i cili para pak ditëve nga Llapi i Podujevës u transferua në Dritë të Gjilanit. Ai qe dy ditë iu është bashkuar stërvitjeve të skuadrës së Dritës dhe po kalon mjaft mirë, duke u ambientuar me kolektivin e ri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat