Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku duket se po kalon momentet më të mira të karrierës duke u bërë protagonist në fitoren 2:0 të klubit të tij FC Zurich në ligën e dytë zvicerane. Ndeshja kundër Winterthurit ishte e lehtë për favoritët që kërkojnë me ngulm ngjitjen në kategorinë e parë informon botasot.info.
Pas golit të parë në minutën e 11 nga Redriguez, goli i ndeshjes dhe sigurisë erdhi në minutën e 82 nga heroi i KE për Shqipërinë, Armando Sadiku. “Ai ngriti në këmbë 13'707 tifozët e pranishëm në Letzigrund,” shkruan blick.ch. Kjo ishte ndeshja e parë për FCZ./Bota sot