Pato pranë transferimit në La Liga

Futboll

Pato pranë transferimit në La Liga

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 12:27
Alexandre Pato

Alexandre Pato pritet që ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit spanjoll.

Pas huazimit të dështuar në Premierligë te Chelsea, sulmuesi brazilian pritet që të arrijë marrëveshje me skuadrën e Villarrealit në La Liga.

Siç raporton ‘Globesport’, klubi spanjoll do të paguajë tre milionë euro në arkat e Corinthians, apo 60% të kartonit të lojtarit, ndërsa pjesën tjetër do ta kryejë vet futbollisti në mënyrë që të lirohet për të luajtur me ‘nëndetësen e verdhë’.

Pato në Evropë, ka luajtur për pesë vite te Milani, por lëndimet e shumta nuk e kanë lënë asnjëherë që të shfaqë tërë potencialin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat