Skënderbeu shuan spekulimet

Futboll

Skënderbeu shuan spekulimet

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 15:14
Skënderbeu

Skënderbeu shuan spekulimet e afatit kalimtar në lidhje me Fejzullahin. Klubi korcar ka dalë me një komunikatë zyrtare nëpërmjet së cilës bën të ditur që te kampionët nuk ka asnjë cështje Fejzullahi. Skënderbeu sqaron se spekulimet në lidhje me këtë temë të cilat kanë nisur që kur klubi ndodhej në Austri për fazën përgatitore janë të pavërtetë, pasi Fejzullahi nuk bën pjesë në planet e korcarëcve, e aq më pak të mendohet një shkëmbim mes tij dhe James sic është përfolur në ditët e fundit. Për të forcuar bindjen në lidhje me këtë qëndrim Skënderbeu vë në dukje se është krejtësisht jashtë llogjikës shkëmbimi i një mbrojtësi me një sulmues, ndërsa zgjeron fshesën ndaj spekulimeve duke këmbëngulur se askush nga lojtarët e përmendur gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale apo edhe media të ndryshme nuk bëjnë pjesë në planet e Skënderbeut. Ky sqarim i Skënderbeut në lidhje me Fejzullahin vjen vetëm dy ditë pasi Presidenti i të kuqve Gazmend Demi bëri të ditur publikisht se Fejzuallahi është një lojtar që i përket Partizanit dhe madje me të mund të ketë edhe një rinovim të kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Mbrojtësi më parë kishte kërkuar largimin nga klubi i kuq e madje çështja shkoi deri në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, ku gjyqi u fitua nga Partizani duke sanksionuar se mbrojtësit i duhet të respektojë marrëveshjen kontraktuale me 15 herë kampionët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat