Rodriguez: Shpresoj sa më shumë minuta lojë

Futboll

Rodriguez: Shpresoj sa më shumë minuta lojë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:50
James Rodriguez

E ardhmja e mesfushorit James Rodriguez te Real Madridit është ende e paqartë, ndonëse është përfolur se një nga arsyet pse klubi madrilen nuk këmbënguli për blerjen e Andre Gomesit është qëndrimi i kolumbianit në Madrid. “Dua të bind trajnerin Zidane. Këtë sezon shpresoj të kem më shumë minuta në këmbë”, – u shpreh mesfushori për “Marca”-n. Faktikisht, e përditshmja spanjolle shkruan se drejtuesit e “Los Blancos”-ëve do të dëshironin ta shisnin Jamesin, por janë detyruar nga “Zizu”-ja që ta mbajnë minimumi deri në fund të verës. Dhe mundësi ka! Me tri ndeshje në dhjetë ditë, kundër ekipeve si PSG, Chelsea dhe Bayern, James shpreson të bindë trajnerin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat