Totti: Dua ta mbyll karrierën te Roma me një trofe

Futboll

Totti: Dua ta mbyll karrierën te Roma me një trofe

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:54
Francesco Totti

“Tashme dihet qe sezoni i ardhshem do te jete i fundit per mua. Shpresoj qe te bej me te miren per Romen, pavaresisht se eshte e veshtire. Por, do te me pelqente qe te fitoja dicka, dua qe ta mbyll karrieren time me nje trofe. Kjo nuk do te jete e lehte, por kjo eshte endrra ime. Me tej shpresoj qe Roma te gjeje nje Francesco Totti  te ri”.

Keshtu eshte shprehur sulmuesi romanist ne nje interviste per mediat.

“Nuk eshte e lehte, une kam bere gjithcka. Por, Totti do ta ndihmoje gjithnje Romen qe te krijoje nje skuader te madhe edhe pa te ne fushe”.

Ai ka deklaruar per Gazzetta World: “Te vazhdoj? Por, ka gjithnje nje fund dhe duhet gjetur momenti i pershtatshem. Me trishton idea se nuk do te luaj me kurre? Eshte normale, kjo eshte jeta ime. Kam kaluar 25 vjet ne fushen e lojes. Por, e di se ka edhe nje fund, por ka dyer te tjera te hapura dhe shume poste interesante”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat