Salzburgu me 10 lojtarë mposht Partizanin falë një penalltie

Futboll

Salzburgu me 10 lojtarë mposht Partizanin falë një penalltie

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 22:19
Pamje nga ndeshja

Partizani doli pa sukses në sfidën përballë Red Bull Salzburgu-t në ndeshjen e vlefshme për turin e 3 të Champions League në “Elbasan Arena”.

Një penallti e shndërruar në gol nga Jonathan Soriano ne minutën e ’70 i dha fitoren austriakëve ndaj Partizanit në Elbasan Arena

Dy skuadrat kanë mbyllur pa gola 45 minutat e para, ku rastin më të mirë për të shënuar e ka pasur Partizani në minutën e 36 me Ekuban.

Të kuqtë janë mbrojtur mirë në 30 minutat e para, duke mos i dhënë mundësinë kundërshtarëve të gjuanin në portë.

Skuadra e Sormanit është hedhur në sulm vetëm në 10 minutat e fundit, duke vënë disa herë në vështirësi prapavijën austriake.

Formacionet 

Partizani: Hoxha, Krasniqi, Arapi, Kalari, Ibrahimi, Ramadani, Trashi, Vila, Torasa, Fili, Ekuban.

RB Salzburg: Ualke, Ulmer, Shvegler, Çaleta-Car, Hintereger, Berisha, Lazaro, Samaseiku, Bernardo, Soriano, Dabur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat