Cila është situata e portierëve në Kosovë?

Futboll

Cila është situata e portierëve në Kosovë?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 korrik 2016 Në ora: 10:55
Flamur Neziri

Portieri Flamur Neziri është në formë të mirë dhe mezi e pret edicionin e ri. Ai me skuadrën kampione Feronikeli nga Drenasi kanë ambicie që ta nisin edicionin e ri me trofeun e Superkupës, pastaj të luftojnë dhe për mbrojtjen e titullit. Ai është i lumtur që është pjesë e një klubit që për dy vite rresht është kampion dhe njëkohësisht po tregon kualitetet e saja. “Situata e portierëve në Kosovë është mjaft e mirë. Lirisht mund të them se të gjithë portierët e ekipeve i përgjigjen Superligës dhe kanë cilësi të mbrojnë edhe në liga më të forta”, thotë Neziri. Sipas tij, po ndihet fort mirë në Feronikel dhe përgatiten për betejat e reja që e presin në muajin gusht. “Ndihem shumë mirë, ambiciet tona janë të fitojmë çdo ndeshje në kampionat dhe kupë. Faktikisht të punojmë në detaje që të kemi paraqitje të mira”, tha ai.  Neziri është optimist i madh se ky edicion do të jetë më i fortë nga gjithë të tjerët, duke e pasur parasysh edhe pranimin e futbollit tonë në UEFA e FIFA. “Mendoj që ky edicion do të jetë më i forti i pas luftës edhe fjalën kryesore mendoj se do ta themi ne”, shprehet Neziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat