Zidane sqaron situatën e Rodriguezit

Futboll

Zidane sqaron situatën e Rodriguezit

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 19:34
Zidane e Rodriguez

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, sqaron situatën e sulmuesit kolumbian James Rodriguez. Ai konfirmoi se 25-vjeçari do të qëndrojë në klub. Shtypi anglez dhe spanjoll ka shkruar se Rodriguez, i cili kaloi nga Monaco te Real Madrid në vitin 2014, kërkohet nga disa klube në Premier League me Manchester United në krye. Zidane flet hapur për çështjen e futbollistit. “James është një lojtar i Real Madrid. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe kemi fituar me këtë ekip edhe pse ka qenë James si pjesë e jona. Ai do të qëndrojë te Real Madrid në sezonin që vjen”, tha Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat