Ja futbollisti i vetëm i Kombëtares që uroi për ditëlindje Canës

Futboll

Ja futbollisti i vetëm i Kombëtares që uroi për ditëlindje Canës

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 23:39
Lorik Cana

27 korriku është një ditë e veçantë për Lorik Cana-n, sepse në këtë datë, kapiteni feston ditëlindjen, këtë herë të 33-ën. Cana i lindur në Gjakovë, për 13 vitesh ka mbajtur të veshur fanellën kuq e zi, dhe sigurisht që urimet ishin të shumta nga tifozët kuq e zi në mbarë trojet shqiptare.

Futbollistët e tjerë të kombëtarës nuk e uruan kapitenin e tyre, në rrjetet sociale. I vetmi lojtar që e uroi, është shoku i skuadrës te Nantes, Ermir Lenjani, i cili postoi në Instagram një foto "throwback" me Canën.

Ndoshta shqetësohemi kot, pasi djemtë kuq e zi mund të jenë të zënë me ekipet respektive në fazën përgatitore në prag të sezonit të ri. Edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi ka ditëlindjen në të njejtën ditë me Lorik Canën.

Sulmuesi i Istanbul Basakhsehir, feston sot 26 vjetorin e lindjes. FSHF dhe kreu i saj Armando Duka kanë uruar të dy futbollistët e kombëtares për ditëlindjen e tyre. Edhe stafi i IN Tv, i’u urojmë djemve ditëlindjen, dhe suksese në karrierën e tyre!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat