Atletico Nacional triumfoi, rrëmben Kupën Libertadores

Futboll

Atletico Nacional triumfoi, rrëmben Kupën Libertadores

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 10:13
Atletico feston titullin

Atletico Nacional fitoi Kupën Libertadores për herë të dytë në histori, Klubi kolumbian arriti të mundë në finalen e kthimit 1:0 Indipendiente Del Valle të Ekuadorit duke ngritur lartë trofeun më prestigjoz në Amerikën e Jugut. I ndihmuar nga një atmosferë e jashtëakonshme e krijuar nga tifozët e saj, skuadra nga Medelini pati meritën që pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë arriti të gjejë mjaft shpejt golin e epërsisë me Miguel Borian që i dha epërsinë të tijve që në minutën e 9-të, pasi shfrytëzoi mjaft mirë një top të kthyer nga shtylla. Indipendente pati një mundësi të shkëlqyer për të barazuar takimin në minutëne  35-të, por Jose Angulo u ndal nga shtylla. Në pjesën e dytë Atletico provoi të thellonte më tej rezultatin por Boria, autori i golit u ndal nga ana e portierit Librado Azcona në minutën e 76-të. Vërshëllima ë fundit e kryesorit bëri të shpërthejë dhe festa për ekipin kolumbian, që u rikthye të fitojë Kupën Libertadores për herë të parë që prej vitit 1989.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat