Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk i ka humbur ende shpresat për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci. Sipas asaj që shkruan "The Guardian", Manchester City është optimist për të mbyllur marrëveshjen me Jonh Stones të Evertonit, por në të njëjtën kohë nuk i ka humbur shpresat për të pasur në skuadër edhe mbrojtësin bardhezi. Bonucci kohë më parë ka deklaruar se ka shumë dëshirë që të qëndrojë te "Zonja e Vjetër".