Adriano, nga “Perandori” i futbollit, në bandat kriminale të Brazilit

Futboll

Adriano, nga “Perandori” i futbollit, në bandat kriminale të Brazilit

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 17:00
Adriano

Ish-lojtari i Interit, Parmës dhe Romës, Adriano dikur fitonte 80 mijë paund në javë, kurse këto ditë për 34-vjeçari nuk janë edhe aq të mira.

Ai ka mbetur pa klub futbolli dhe madje po jeton mes bandave të armatosura të Rios në Brazil.

Gjithnjë do të mbahet mend si “Perandori” i futbollit italian, Adriano ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë por 6 vjet pas grumbullimit të tij të fundit në kombëtaren e Brazilit kundër Ukrainës në vitin 2010, Adriano po bën një jetë krej ndryshe.

Mediat e huaja raportojnë se Adriano është bërë pjesë e bandave vdekjeprurëse të quajtura Komanda e Kuqe, që kanë udhëhequr për kohë të gjatë luftën e bandave në Brazil.

Në foto të fundit, Adriano është parë me armë në duar me anëtarë të tjerë të bandave, duke bërë me dorë shenjat e bandës së Komandës së Kuqe.

Por nuk është vetëm kjo. Ai më parë u arrestua edhe nga policia për trafik droge. Në makinën e tij madje gjetën një grua të vdekur pas një nate në klub me miqtë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat