Dortmundi humb me penallti

Futboll

Dortmundi humb me penallti

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 17:42
Pamje nga ndeshje Dortmund-Manchester City

Pas anulimit të ndeshjes ndaj Manchester United, City ka zbritur në fushë në turneun "International Champions Cup" duke luajtur ndaj Dortmundit. Skuadra e Pep Guardiolës barazoi 1:1 ndaj verdhezinjve. Aguero hapi serinë e golave në serinë e 79-të, ndërkohë që Pulisic barazoi në minutën e fundit shtesë te ndeshjes. Në ruletën e penalltive triumfues kanë dalë skuadra e Pep Guardiolës me rezultatin 6:5.  Strategu spanjoll i aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, ndërkohë që ky rezultat duhet vlerësuar duke parë si një hap para në përgatitje duke parë që pak ditë më parë verdhezinjtë shkatërruan United 4:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat