Gabriel Jesus gjithnjë e më pranë Cityt

Futboll

Gabriel Jesus gjithnjë e më pranë Cityt

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:07
Gabriel Jesus

Manchester City është shumë afër transferimit të talentit brazilian Gabriel Jesus, i cili aktualisht është i ftuar në kombëtaren braziliane për Lojërat Olimpike.

Jesus pritet që të nënshkruaj me Cityn e më pas të rikthehet sërish në huazim te Palmeiras pasi që në Angli nuk mund ta marrë lejen e punës.

“E ardhmja ime do të vendoset shumë shpejt. Familja ime, agjenti dhe klubi e dinë dëshirën se ku dua të luaj dhe tani më mbetet të fokusohem vetëm tek kombëtarja, e më pas do të flasim për gjërat tjera”, ka deklaruar 19-vjeçari. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat