Vidal: Italia më mungon pak!

Futboll

Vidal: Italia më mungon pak!

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:57
Arturo Vidal

Shumë futbollistë që kanë luajtur në Serie A italiane pa dyshim se nuk mund të harrojnë at periudhë të mirë dhe sot disa prej tyre me kënaqësi e kujtojnë, madje duke shprehur edhe fjalë të mëdha. Bilanci i Arturo Vidalit në një vit si bavarez është shumë i mirë. Mesfushori ka fituar titullin kampion në Gjermani, Kupën e Gjermanisë dhe Kupën e Amerikës, ndonëse jo ëndrrën e tij të madhe, arsyen pse zgjodhi Bayernin pas Juventusit, Champions League. S’ka gjë, ai do ta provojë sivjet, gjithnjë me Bayernin, sepse aty ka vendosur të qëndrojë. “Italia më mungon pak, e pranoj”, – lexohet deklarata e mbretit të larguar në faqet e së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat