Muller e ka mendjen tjetërkund

Futboll

Muller e ka mendjen tjetërkund

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:59
Thomas Muller

Kampionati Evropian ka përfunduar dhe Gjermanisë nuk i shkoi sipas planeve: humbi në gjysmëfinale me Francën. Thomas Müller qe dështaku më i madh i kampionëve të botës gjatë turneut. Si për inat, një fat i keq e ndoqi bavarezin edhe në Champions League, teksa në gjysmëfinalen e dytë të Champions League ai humbi një penallti kundër Atletico Madridit. E gjitha kjo kaloi!  Tani 26-vjeçari e ka mendjen tjetërkund: thjesht te sezoni i ri! Mesfushori i Bayernit është me të vërtet i emocionuar për fillimin e Bundesligës, ku do të tentojë të rikthehet ashtu siç vetëm ai është: dhelpër në zonë, me ecejake të çuditshme, efikasitet vdekjeprurës dhe … të qeshura pafund. I ka prenotuar, janë të tijat, askush nuk ia cenon në Munih. “Në fakt, jam paksa kureshtar të shoh se si do të jetë kur ne, lojtarët e kombëtares, pas turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të nisim stërvitjen sërish. Ka pasur disa ndryshime në klub, ardhja e trajnerit të ri Carlo Ancelotti dhe dorëheqja e drejtorit sportiv Matthias Sammer”, tha Müller në një intervistë për revistën gjermane “Sport Bild”. Gjermani, i cili aktualisht është ende me pushime, shtoi: “Kam ndjesinë se ky vit mund të jetë shumë i suksesshëm për Bayernin, por edhe emocionues”. Müller nuk e sheh të sigurt mbrojtjen e titullit kampion, ndonëse Bayerni ka blerë dy lojtarë të klasit botëror si Mats Hummels dhe Renato Sanches. “Dortmundi ka transferuar shumë lojtarë me cilësi të mëdha. Situata nuk ndryshon: e llogaris pas nesh duke luftuar për titullin”, ka thënë Muller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat