Memushaj zgjat kontratën me Peskarën

Futboll

Memushaj zgjat kontratën me Peskarën

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 22:59
Ledian Memushaj

Tashmë nuk ka më dyshime rreth të ardhmes së mesfushorit shqiptar të Peskarës Ledian Memushaj.

Kapiteni ka vendosur të firmosë një kontratë të re me Peskarën, ekip që do të luajë sezonin e ri në Serinë A. 29-vjeçari ka firmosur një kontratë të re që do ta mbajë të lidhur me “Delfinët” deri në vitin 2020, raporton faqja zyrtare  e klubit.

Memushaj u transferua për vetëm 200 mijë euro nga Leçe te Peskara por u kthye pak nga pak në liderin e ekipit, duke e ndihmuar atë të ngjitet në elitën e futbollit italian. Edicionin e kaluar Memushaj shënoi 11 gola dhe dhuroi 5 asiste në ndeshjet e luajtura në Serinë B.

Lojtari nga Vlora bëri një paraqitje mjaft të mirë edhe me fanellën e Shqipërisë gjatë Evropianit të Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat