Serie B, Elezaj për dy sezone te Peruggia

Futboll

Serie B, Elezaj për dy sezone te Peruggia

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 13:49
Entonio Elezaj

Një tjetër shqiptar në futbllin italian. Bëhet fjalë për portierin 19-vjeçar, Entonio Elezaj, i cili ka frmosur për skuadrën e Peruggias që këtë sezon do të luajë në Serie B. Arritjen e marrëveshjes me të riun shqiptar, klubi nga Umbria e ka bërë të ditur në një komunikatë zyrtare, ku thekson se Elezaj ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me opsion për dy sezone të tjerë. Klubi i uron mirëseardhjen Entonios dhe i uron një sezon të suksesshëm”, theksohet në komunikatën e Peruggias.

Elezaj i lindur në Itali, është aktivizuar rregullisht në ekipet e grupmoshave të Shqipërisë. Ai numëron vetëm një ndeshje zyrtare me fanellën e kombëtares shpresa në vitin 2014 kur bëri edhe debutimin zyrtar. Elezaj e ka nisur karrierën si profesionist në vitin 2014 me skuadrën e Pro Vercellit dhe gjatë sezonit të shkuar u huazua te maltezët e Sliema Wanderers ku numëron 8 ndeshje. Transferimi te Peruggia është një hap i madh në karrierën e portierit shqiptar që tashmë duhet të luftojë për të fituar një vend titullari te skuadra italiane që sezonin e shkuar arriti të siguronte mbijetesën në Serie B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat