Manchester Utd e fillon furishëm, dërrmon Bournemouth-in

Futboll

Manchester Utd e fillon furishëm, dërrmon Bournemouth-in

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2016 Në ora: 16:23
Zlatan Ibrahimoviç

Trajneri i ri i Manchester Utd, Jose Mourinho, e ka filluar me fitore edicionin e ri në Premier League. Manchester Utd si mysafir e mposhti me rezultat 3:1 debutuesin e ligës, Bournemouth-it. Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç e nisi për mrekulli, duke realizuar golin e parë të tij në edicionin e ri në Premier League. Manchester Utd qysh në hapje konfirmon kandidaturën në luftë për titullin e kampionit. Në minutën e 40-të Juan Mata e nisi serinë e golave dhe duke bërë me dije se trepikëshit do të jetë në xhep të ‘Djajve të Kuq’. Në pjesën e dytë, sulmuesi Wayne Rooney, ndryshe kapiten i ekipit, nga afërsia me kokë shtoi epërsinë në 0:2 pikërisht në minutën e 59-të.  Ibrahimovi me një veprim të jashtëzakonshëm të tij, nga rreth 22-23 metra me një gjuajtje të fortë ngriti epërsinë në 0:3 në minutën e 64-të. Vendasit megjithatë gjetën golin e ngushëllimit, Smith në minutën e 69-të tund portën e Manchester Utd dhe 1:3. Manchestr Utd starton me fitore, ndërsa Bournemouth nuk kishte takat të bëjë me tepër ndaj një ekipit super të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat