Juventus kërkon Brozoviçin

Futboll

Juventus kërkon Brozoviçin

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 16:28
Marcelo Brozoviç

Juventus po mendon për të ofruar një ofertë të mirë për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviç. Lojtari është në listën e Masimiliano Alegrit për një kohë të gjatë.

Ekipi nga Torino ka biseduar me agjentët e Brozoviç. Interi do të kërkojë së paku 30 milionë euro për të, raporton “Korriere Della Serra”.

Ekipi i Juventus do të rrisë fondin e parave, me shitjen e Simone Zazate te Volfsburgu për 25 milionë euro. Nëse Brozoviç do të ikë ose jo te Juventus, pritet të shihet në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat