Batatina: Luftën për titull po ia la Feronikelit, Prishtinës...

Futboll

Batatina: Luftën për titull po ia la Feronikelit, Prishtinës...

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2016 Në ora: 11:35
Tahir Batatina

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, thotë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për dy skuadrat me traditë, Prishtina - Llapi. “Jemi munduar të përgatitemi dhe ta komponojmë skuadrën. E rëndësishme për mua dhe skuadrën është se kemi krijuar një skuadër stabile dhe me futbollistë të ri, ku po angazhohen në maksimum që të përgatiten në mënyrën më të mirë për sezon. Sa i përket lojës, është e rëndësishme se dy skuadrat me traditë në futbollin e Kosovës pas pranimit në FIFA dhe UEFA fillojnë me ndeshjen e parë dhe e hapin kapitullin e ri të futbollit tonë në Evropë. Ne do të mundohemi të zhvillojmë lojën tonë ashtu si e kemi planifikuar, por duke e respektuar Prishtinën sepse ka bërë një skuadër të fortë, me lojtarë të dëshmuar por e rëndësishme është që të fitojë më i miri në terren dhe le të fitojë futbolli në përgjithësi”, thotë Batatina.  A jeni të kompletuar dhe ku i sheh pikat më të forta të Llapit? “Jemi të kompletuar dhe pikën më të fortë Llapi këtë sezon e ka një skuadër të bashkuar dhe me një atmosferë shumë të mirë, por edhe ne repartin ofensivë jemi shumë të përgatitur që të tregojmë cilësitë tona si skuadër në të gjitha aspektet”, përgjigjet Batatina. Ai flet edhe për rrezikun nga Prishtina dhe a është Llapi kandidat për titullin e kampionit. “Rrezikun nga Prishtina e shoh si trajner te eksperienca e tyre dhe përvoja e lojtarëve të ardhur në këtë sezon tek Prishtina. Llapi e ka si synim që të renditet në pesë skuadrat e para në tabelë dhe luftën për titull po ia la Feronikelit, Prishtinës, por edhe Besës”, tha Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat