Roma e nis me fiotre Serinë A

Futboll

Roma e nis me fiotre Serinë A

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 22:29
Roma

E nis me një fitore Roma Serinë A 2016-2017 duke fituar 4-0 ndaj Udinezes. Një fitore e thellë por që duhet theksuar se erdhi pas një pjese të parë ku verdhekuqtë vuajtën në pjesën e parë dhe bënë shumë mirë në të dytën, duke e arritur këtë rezultat në 25 minutat e fundit me dy penallti dhe Diego Perrotin që i futur nga stoli i ndryshoi fytyrën ndeshjes. Në minutën e 60, 11- metërshi ishte disi i dyshimtë pasi Dzeko duket se niset në pozicion milimetrik jashtë loje dhe kontakti mes Danilos e Dezkos është i dyshimtë por nga pika e bardhë Perroti nuk fal duke sjellë avantazhin. Pas 10 minutash ka një tjetër penallti këtë herë e dhënë për faulin e Badu që rrëzoi Salah, me Perotin që bën bis nga pika e bardhë. Në të 82 Roma mbylli llogaritë me Dzekon që shënoi me portën bosh pas asistit të Nainggolan, por nuk kishte mbaruar aty pasi erdhi dhe goli i katërt me Peroti që pas dy mintash gjeti Salah dhe egjiptiani shënoi duke mposhtur në dy tentativa Karnezios. 4-0 dhe Romës i duhet të mendojë menjëherë për ndeshjen në Champions me Porton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat