Allegri: Jemi konkurrentë në të gjitha kompeticionet

Futboll

Allegri: Jemi konkurrentë në të gjitha kompeticionet

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:54
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është në humor pas fitores me Fiorentinën në sfidën e parë në Serinë A. Trajneri nga Livorno ndryshe nga sezoni i kaluar, e nisi këmbën e mbarë kampionatin ndaj një kundrshtari të fortë sic është Fiorentina.

“Dua t’i përgëzoj futbollistët e mi, mbi të gjitha sepse e nisëm ndryshe nga sezoni e kaluar. Pas ndeshjes së parë kemi tri pikë, ndërsa një vit më parë nuk ishte kështu. Më vjen keq për golin e pësuar, sepse Buffon nuk ka kryer asnjë pritje. Jam shumë i kënaqur më fazën mbrojtjesë, sepse në këtë aspekt bëhet diferenca në Serina A.”

Pak mbipeshë, por me instikt vrasës para portës. Allegri nuk është aspak i surprizuar nga Higuain.

“Gonzalo nuk është zbuluar sot, arti i tij ka qenë gjithmonë shënimi i golit. U tregua shumë i zoti në një ndër aksionet e pakta të pjesës së dytë.”

Allegri e pranon se shoqëria bardhezi ka zhvilluar një merkato shumë të mire, por e ka të vështirë të thotë se Juventusi i tij është më i fortë se ai i sezonit të kaluar,.

“Kemi zgjedhur futbollistët më të mirë në merkato për të përmirësuar organikën, por të thuash që jemi më të fortë nuk është e thjeshtë. Duhet të presim deri në fund për të kutpuar më mirë se cfarë kemi arritur të bëjmë. Kemi ndërtuar një skuadër të aftë për të konkurruar në të gjitha kompeticionet dhe jo vetëm për këtë sezon.

Por cilët janë kundërshtarët më të fortë sipas Allegit në Serinë A?

Roma është ndërtuar për të fituar, janë gjithashtu Interi dhe Napoli. Pastaj ne mendojmë për veten tonë, sesi të përmirësohemi. Ky grup në karakter forcën e tij, është në ADN-në e Juventusit dhe nuk duhet ta humbasim.

Duke folur për lojtarë të vecnatë 49-vjecari vlerësoi cilësitë e Khedirës dhe u shpreh i kënaqur për Asamoahn, ndërsa Dan Alvesin e quajti një kampion me të cilin është e lehtë të punosh. Sa u përket zërave për shitjen e Bonuccit, Allegri tha se qendërmbrojtësi itlalian mbetet i pazëvendësueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat