Inter mposhtet nga Chievo e Hetemajt, barazon Napoli

Futboll

Inter mposhtet nga Chievo e Hetemajt, barazon Napoli

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 22:57
Inter

Interi është mposhtur në udhëtim nga Chievo me rezultat 2:0, duke nisur keq një edicion tjetër të Serie A.

Inter e ka dominuar lojën në shumicën e kohës, por ka qenë Chievo që ka shënuar dy gola me anë të mesfushorit Valter Birsa.

Në këtë ndeshje për Chievon për 90 minuta luajti edhe mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj.

Në ndeshjen tjetër, Napoli nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 2:2 me Pesaran e Rey Mnaj dhe Ledian Memushaj.

Golat për Pescaran i shënuan Benali dhe Caprari, ndërsa të dy golat për Napolin i realizoi belgu, Dries Martens.

Në këtë ndeshje Memushaj luajti nga fillimi, por u zëvendësua në pjesën e dytë nga Manaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat