Pescara ndal Napolin

Futboll

Pescara ndal Napolin

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 00:17
Pescara ndal Napolin

Perfundoi në barazim 2-2 derbi i parë i shqiptarëve në Serine A. Memushaj ,Manaj e Maloku u ndanë në paqe me Elseid Hysajn, autor i një asisti në Peskara- Napoli me skuadrën e Sarrit që rrezikoi sëriozisht disfatën në “Adriatico”.

Vetëm Memushaj titullar në formacionin e Oddos, me Manajn e Malokun që e nisnin nga stoli, si gjithmonë edhe këtë sezon titullar “i salduar” Hysaj te të kaltërit. Napoli në shok pas vetëm 8 minutash, me Verre që dërgoi Benalin para Reinas, me libianin që kaloi Peskarën në avantazh.

1-0 për Peskarën dhe Napoli ishte duke vuajtur jashtëzakonisht presionin e vendasve që në minutën e 35 goditën sërish, Zamapno i shërbeu Benalit në zonë me libianin që me një veprim të bukur i dhuroi Caprarit topin e 2-0.

Napoli në telashe me Sarrin që futi në lojë Mertens në të 53 dhe belgun që i tha me dy gola njëri pas tjetrit se vendin e tredhëmbëshin e sulmit i përket atij duke shënuar pas vetëm 6 minutash në fushë golin e 2-1 me një goditje të saktë brenda zonës. Vetëm pas 3 minutash Hysaj përparoi deri në fund për të dhënë një krosim të ulët që i devijuar nga Coda gjeti Mertens i cili vulosi barazimin 2-2. Në minutën e 64 edhe ndërrimi i shqiptarëve te Pescara me Memushajn që i la vendin në fushë Manajt por rezultati nuk ndryshoi deri në fund me dy skuadrat që ndanë nga një pikë në të parën e kampionatit.

Nisi me një humbje shokuese aventura e Frank De Boer në stolin e Interit. Zikaltërit u mposhtën me rezultatin 2-0 në stadiumin Bentegodi të Veronas nga Chievo. Një humbje që djeg akoma edhe më shumë për faktin se Interi tregoi edhe njëherë tjetër se është një skuadër që nuk një filozofi të qartë loje duke mos bindur në asnjë aspekt. 2 golat e fitores për Chievon mbajnë firmën e Valter Birsas. Në të 49-tën mesfushori slloven dhuroi spekatël ndaj mbrojtësve të Interit duke mposhtur Handanovic. Ndërkohë që 10 minuta përpara fundit Birsa vulosi kaputillimin e Interit me një goditje potente nga distanca që la të shtangur bashkëkombasin e tij Samir Handanovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat