David Luiz largohet nga PSG?

Futboll

David Luiz largohet nga PSG?

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 08:00
David Luiz

Mbrojtësi brazilian shumë shpejt mund të largohet nga kampioni francez.

David Luiz mund të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, por së shpejti mund të jetë tepricë e kërkesave në PSG.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, theksohet se trajneri i ri i klubit, Unai Emery, nuk e ka fortë për qejf.

Gazeta franceze thekson se trajneri spanjoll ka thënë se brazilianin mund të largohet në këtë verë, pasi e sheh atë vetëm si një zëvendësues në klub.

Ndërsa, flitet se dyshen e mbrojtjes Emery do t’ia besoj dy brazilianëve tjerë, Thiago Silva dhe Marquinhos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat