Kujdes çfarë po flet Faruk Sejdini, sepse Kosova nuk ka mësuar nga shkolla serbe!

Futboll

Kujdes çfarë po flet Faruk Sejdini, sepse Kosova nuk ka mësuar nga shkolla serbe!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2016 Në ora: 12:21
Këta futbollistë janë pasuri e jona

Ish trajneri i disa ekipeve në Shqipëri, Faruk Sejdini, beson se Kosova do ta ndërtoj një përfaqësuese shumë të fortë. “Do të ndërtojë një ekip shumë të fortë. Për ta lënë mënjanë aspektin politik, Kosova ka mësuar nga shkolla serbe dhe do të jetë shumë më e fortë. Një miks mes shpirtit shqiptar dhe shkollës serbe do ta ndihmojë Kosovën për të qenë një skuadër shumë e fortë. Për më tepër ata kanë emigruar më shpejt se ne si popullsi dhe kanë alternativa më shumë nga jashtë vendit”, kështu ka deklaruar Sejdini për ‘Panorama Sport’. Nuk e pata edhe fort ndërmend të merrem me të respektuarin trajnerin shqiptar, Faruk Sejdini, por me vrau paksa në mendje deklarata e tij. Sa për dijeni të Sejdinit Kosova gjithmonë ka pasur futbollist të talentuar dhe asnjëherë nuk ka mësuar nga shkolla serbe. Sepse shqiptarët gjithmonë kanë qenë të shtypur nga Serbia shoveniste, të përndjekur e të vrarë, madje për 10 vite kanë luajtur në fusha të improvizuara, sepse ishin të përzënë nga stadiumet e palestrat sportive. Një fakt që mund t’i tregohet trajnerit të mirënjohur shqiptar,  Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Taulant Xhaka, Valon Behrami, Lorik Cana, Adnan Januzaj, Përparim Hetemaj, Albert Bunjaku, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Alban Meha, Herolind Shala, Shkëlzen Gashi etj. nuk janë që kanë mësuar nga shkolla serbe. Shumica janë që kanë mësuar ABC e futbollit në Zvicër, Gjermani, njëkohësisht Milot Rashica nga shkolla e futbollit të Kosovës përkatësisht në Vushtrri sidomos kur e kishte trajner Ismet Munishin, ky i fundit disa herë kishte thënë se kemi një talent të madh.  Prandaj, nuk do të ishte mirë të përzihet talenti që kanë shqiptarët se kanë mësuar nga shkolla e futbollit serbë, sepse shqiptarët gjithmonë kanë hequr nga serbët dhe janë shkelur në mënyrë drastike. Sidomos gjeneratat e vjetra e dinë fortë mirë se kurrë nuk kemi pasur hapësirë si shqiptarë dhe vazhdimisht jemi lënë anash.  Kjo deklaratë e tij nuk është me ndonjë qëllim të caktuar por ashtu i ka informacione nga dikush tjetër dhe nuk ia ka treguar të vërtetën. Prandaj, më së miri gjendjen se si kanë kaluar në kohën e okupimit por edhe të viteve të 80-ta e dinë trajnerët tanë të mirënjohur Ajet Shosholli, Luan Prekazi, Abaz Kosumi, Jusuf Tortoshi etj. pastaj ish-gjyqtari i mirënjohur Shinasi Berisha, ish-futbollistët Arbnor Morina, Afrim Tovërlani, Eroll Salihu, Isa Sadriu etj. Ai do të ishte mirë t’i kontaktojë këta e disa tjerë dhe të mësojë të vërtetën se çfarë hoqën në vitet e 90-ta dhe kush i përzuri nga stadiumet. Sa për Serbi nuk do të kishim kurrë futboll dhe as sport, prandaj kjo deklaratë e tij nuk është e pëlqyeshme dhe është tepër neveritëse. Kështu që, kujdes në deklarata, sepse Kosova këta djem që i kemi, këtë pasuri është dhunti që iu ka dhuruar Zoti. Sepse këta djem, pothuajse më shumë se 90 për qind kanë nisur karrierën në shtetet perëndimore dhe janë rritur atje. Sepse baballarët e tyre ishin të ndjekur nga regjimi shovinist serbë. Dhe gjithë futbollistët që janë pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe tashmë që përfaqësojnë Kosovën, as që dinë se çfarë është shkolla e futbollit serb, se nuk kanë pasur punë me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat