Arlind Ajeti ia jep një lajm të keq Shqipërisë

Futboll

Arlind Ajeti ia jep një lajm të keq Shqipërisë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 16:16
Arlind Ajeti

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve me Torinon.

Pasi humbi debutimin e skuadrës në Serinë A në sfidën ndaj Milanit, ku nuk ishte as në stolin e rezervave, mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti ka pësuar një dëmtim në stërvitje, që në dukje ishte mjaft i rëndë.

Torino njofton se kosovari pësoi një lëndim muskulor gjatë seancës stërvitore të paradites së kësaj të hëne, të zhvilluar në qendrën sportive të “granatave”, Sisport. Bëhet fjalë për një problem në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes testuese përballë një skuadre të përzier të ekipeve të moshave të Torinos. Pamja nuk ishte aspak ngushëlluese pas dhimbjes së shfaqur nga mbrojtësi kuqezi, gjesteve shqetësuese nga lojtari dhe stafi mjekësor që i dhanë ndihmën e parë duke i vendosur fasho, ndërsa doktorët e ndihmuan lojtarin që çalonte, të largohej nga fusha.

Klubi njoftoi se diagnoza e saktë rreth dëmtimit do të jepet në ditët në vazhdim, pas kryerjes së kontrolleve të specializuara, për të kuptuar në çfarë grade është dëmtimi muskulor dhe sa kohë do ti nevojitet Arlind Ajetit që të rikthehet i gatshëm, në tentativën që të sigurojë një fanellë titullari në radhët e Torinos.

Ky është edhe një lajm i keq për Kombëtaren shqiptare, e cila me 5 shtator përballet me Maqedoninë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2016’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat