Mustafi me Valencinë e nisin keq në Spanjë

Futboll

Mustafi me Valencinë e nisin keq në Spanjë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2016 Në ora: 10:26
Shkodran Mustafi gjatë një veprimi

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, nuk startoi nga minuta e parë për Valencinë, e cila në konak të veten u befasua, duke pësuar humbje me rezultat 4:2 nga Las Palmas. Një nismë zhgënjyese për Mustafin dhe Valencinë në kampionatin spanjoll. Futbollisti shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, por ishte e pamundur të rikthehet rezultati kur mysafirët ishin në epërsi me 1:3. Mustafi sipas të gjitha gjasave karrierën do të vazhdojë në Arsenal, edhe pse ende nuk ka finalizim të marrëveshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat