Armando Sadiku, Burim Kukeli dhe Izer Aliu, me ekipin e Zurich-ut, triumfuan në derbin e Ligës së Dytë të Zvicrës. Zurich para shikuesve të vet shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 kundër Xamax-it, në ndeshjen e javës së pestë. Pas javës së pestë, Zurich ka katër fitore e një barazim, duke kryesuar renditjen me 13 pikë, dy me tepër se i dyti Aarau dhe tri se Xamax që mban vendin e tretë. Kukeli u paraqit titullar deri në minutën e 71-të, kurse Sadiku deri në atë të 84-të dhe Aliu u inkuadrua në minutën e 89-të. Për Xamax-in u paraqit titullar shqiptari Samir Ramizi, i cili u zëvendësua minutën e 46-të. Autor i golit është Rodriguez në minutën e 60-të.