Bersant Celina prezantohet te Twente

Futboll

Bersant Celina prezantohet te Twente

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:31
Bersant Celina

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, është prezantuar te skuadra e tij e re Twente.

Holandezët kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Celinës për një vit si huazim nga Manchester City.

Anësori magjik pritet të bashkohet me Kosovën për ndeshjen me Finlandën.

Celina vitin e shkuar kishte debutuar edhe në Ligën Premier sa ishte trajner Manuel Pellegrini.

 

@bersantcelina stelt zich voor... Welkom bij #fctwente

A video posted by FC Twente Official (@fctwente) on

Skuadra e Twentes në vitet e fundit nuk ka treguar formë të mirë dhe me ardhjen e Celinës presin më shumë këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat