Maroku stërvitet në “Selman Stermasi”

Futboll

Maroku stërvitet në “Selman Stermasi”

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 00:00
Maroku

Maroku zbarkoi në stadiumin “Selman Stermasi” për të përgatitur ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë. Skuadra e drejtuar Herve Renard zbriti në tapetin e gjelbër të stadiumit kryeqytetas të Hënën në orën 17:00 por stafi drejtues nuk preferoi të lejonte prononcimin e lojtarëve apo trajnerit, duke e izoluar pjesërisht këtë seancë stërvitore. Vetëm 15 minuta në dispozicion të mediave dhe shumë pak indicie për mënyrën se si Maroku do të luajë në “Loro Boriçi”.

17 ishin lojtarët në dispozicion të trajnerit francez që pret t’i bashkohen skuadrës së tij edhe 9 emra të tjerë gjatë orëve në vazhdim. Grupi i reduktuar nisi punën me disa ushtrime stërvitore dhe më pas trajneri preferoi të qëndrinte sa më pranë skuadrës për të dhënë udhëzimet e rastit. Ishte Mehdi Benattia ai që udhëhoqi grupin afrikano-verior që kërkon sa më shumë përqëndrim në testin miqësor të Shkodrës. Stërvitja e kundërshtarëve të skuadrës kuqezi u mbyll pas rreth 95 minutave, duke u larguar nga “Selman Stermasi” rreth orës 18:15 minuta sërish pa preferuar prononcimin për mediat, pavarësisht interesimit të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat