Juan Cuadrado një hap larg Juventusit. Orët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e kolumbianit. Drejtori Sportiv i bardhezinjve, Beppe Marotta do të zhvillojë një takim me menaxherin e futbollistit, për të vendosur për detajet e fundit. Trasnferimi i Cuadrado do të jetë në formën e huazimit për një sezon, por problem mbetet skuadra që ka në pronësi kartonin e mesfushorit, Chelsea. Nga e tij 28-vjecari dëshiron transferimin tek Zonja e Vjetër, ndërkohë që nga ana tjetër Blutë e Londrës duan ta shesim përfundimisht dhe të përfitojnë nga kartoni i tij. Nëse dështojnë tratativat për kolumbianin, atëherë e gjitha vëmendja do të kalojë tek mesfushori i Wolsburg, Luis Gustavo. Për brazilianin kampionët e Italisë kanë gati 15 milionë Euro. Kur kanë mbetur edhe 48 orë nga fundi i merkatos, ende nuk janë shuar shpresat për , Alex Witsel, i cili pavarësisht se ka deklaruar se dërshiron të qëndrojë te Zenti St.Petersburg, një ofertë nga bardhezinjtë do ta kishte të vështirë ta refuzonte. E njëjta gje vlen edhe për Blaise Mattuidi, i cili në takimin kundër Monacos luajti vetëm 20 minuta duke rritur pakënaqësit e francezit për vëmendjen e pakët që po i kushton atij trajneri i parizienve Unai Emery. Marotta në këtë orë të fundit është përqëndruar në shumë fronte me qëllim që ti bëjë dhuratë trajnerit Allegri dhe një blerje të fundit.