Hart arrin marrëveshje me skuadrën nga Serie A

Futboll

Hart arrin marrëveshje me skuadrën nga Serie A

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:01
Joe Hart

Joe Hart do të largohet nga Manchester City për të vazhduar karrierën në kampionatin italian.

Portieri i kombëtares angleze, do ta lërë vendlindjen për t’iu bashkuar skuadrës së Torinos në Serie A.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i portierit Jonathan Barnett, i cili ka thënë se shumë shpejt do të zyrtarizohet kalimi i tij në Serie A, në formë huazimi.

“Po, është e vërtetë që Hart do t’i bashkohet Torinos”, ka thënë Barnett për Tuttosport.

“Tashmë është punë e kryer, pasi që ai ka pranuar ofertën e klubit italian, derisa edhe Manchester City ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij”, ka theksuar agjenti i portierit 29-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat