Lëndimi i Messit tremb kombëtaren e Argjentinës

Futboll

Lëndimi i Messit tremb kombëtaren e Argjentinës

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:29
Lionel Messi

Lionel Messi mund të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese me kombëtaren argjentinase.

Ndonëse ka pranuar që të ndërrojë mendimin për pensionimin nga futbolli me kombëtaren, Messi mund të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme që Argjentina zhvillon ndaj Uruguait dhe Venezuelës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, për shkak të një lëndimi.

Këtë lajm e konfirmuar klubi i Barcelonës, ku thuhet se lojtari mbetet në dyshim për këto dy sfida.

“Prezenca e lojtarit në këto dy ndeshje do të varet nga natyra e lëndimit që ka pësuar”, thuhet në njoftimin e katalanasve.

Veç Messit, në këto ndeshje Argjentina do të duhet të paraqitet edhe pa dyshen Sergio Aguero dhe Javier Pastore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat