Pakistanezi parashikon rezultat interesant Finlandë-Kosovë!

Futboll

Pakistanezi parashikon rezultat interesant Finlandë-Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2016 Në ora: 13:43
Pamje e një ndeshje të Kosovës

Në faqen e FIFA-s, ku është e paralajmëruar sfida në mes Finlandës dhe Kosovës, janë disa nga komente shumë atraktive dhe disa parashikojnë fitoren e Finlandës, disa barazimin e disa edhe fitoren e kombëtares tonë. Por një  koment shumë interesant është i një tifozit me shkurtesën e shtetit të tij (PAK), me gjasë pakistanez,  duke parashikuar barazim. “Unë shoh Kosovën pak më të fortë se Gjibraltari, besoj në Kosovë, të dyja skuadrat të marrin nga një pikë. Kosova do të barazoi 1:1”, shkruan Isaac Khan. Ndërsa Hammerfan81 (GBR) shkruan se Finlanda do të fitojë me rezultat 2:0 dhe një tifoz polak, PawelPL96, parashikon triumfin 4:0 të finlandezëve. Albania_boss parashikon fitoren e Kosovës, kurse Drenica-ALB parashikon fitoren 0:3 të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat