Bunjaku zbardhi listën e futbollistëve kundër Finlandës

Futboll

Bunjaku zbardhi listën e futbollistëve kundër Finlandës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:32
Lista e kombëtares

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, zbardhi listën e futbollistëve anti-Finlandë. Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parë në grupin I për eliminatoret e Kampionatit Botëror – ‘Rusia 2018’. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare mbase historike për Kosovën, e cila me 5 shtator do të jetë mysafir i Finlandës,. Sfida do të zhvillohet në orën 20.45 në stadiumin “Veritas Stadium” në Turku dhe pritet të mbledh sa më shumë shikues sidomos shqiptarë që jetojnë e veprojnë në këtë shtet. 

Lista e kombëtares së Kosovës, futbollistët që janë të gatshëm: Granit Kolshi (Besa e Pejës), Flamur Neziri (Feronikeli), Fanol Perdedaj (FSV Frankfurt), Leart Paçarada (Sandhausen), Avni Pepa (Vestmannaeyar), Alban Pnishi (Grasshoppers), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Benjamin Kololli (Lausanne), Eroll Zejnullahu (Union Berlini), Hekuran Kryeziu (Luzerni), Bernard Berisha (Anzhi), Besar Halimi (Mainz), Bersant Celina (Twente) e Valmir Sylejmani (Union Berlini). Futbollistët që janë në pritje nga momenti në moment: Samir Ujkani (Pisa), Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Enis Alushi(Nurnberg),  Avni Pepa, (VestmannaeyarSt), Alban Meha (Konyaspor), Milot Rashica (Vitesse), Herolind Shala (Kasimpasa),  Vedat Muriqi (Gencelerbirlig), Valon Berisha (Salzburg) e Sinan Bytyqi (Manchester City).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat