Bunjaki nuk po mund e gjen Januzajn, a thua ku u zhduk?

Futboll

Bunjaki nuk po mund e gjen Januzajn, a thua ku u zhduk?

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 15:12
Adnan Januzaj!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, nuk ka lënë guri pa lëvizur për t’i gjetur të gjithë futbollistët dhe t’i bashkohen kombëtares për ndeshjen eliminatore për Kampionatin Botëror. Një futbollist e ka kërkuar pothuajse në çdo skutë por asnjëherë nuk e gjeti dhe as që u lajmërua. Ai është Adnan Januzaj, anëtar i Sunderland-it nga Premier League. "Adnanin nuk kemi mund me gjet askund kemi kontaktuar me klubin e tyre për mu taku me to, por kur s’ka derë është e kotë. Adnani është më mirë mos me ardh, ne dojmë lojtare që e duan Kosovën”, ka thënë Bunjaki. Ai nuk po mund e gjen, a thua ku u zhduk Januzaj që fare nuk lajmërohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat